Maqedoni e Veriut: 18 të vdekur dhe 118 raste pozitive me COVID-19 NULL NULL 29.11.2021 15:05 29.11.2021 15:05 Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 18 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 118 raste të reja. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 396 pacientë, transmeton Klankosova.tv. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 215 mijë e 125 raste pozitive, janë shëruar 199 mijë e 460 pacientë, kanë vdekur 7 mijë e 569 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin 8 mijë e 96 raste aktive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lëndohet një shtetas francez në Ksamil gjatë manovrimit me mjete lundruese pa regjistrim 50 minuta më parë