Kurti: Targat nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër NULL NULL 20.09.2021 11:14 20.09.2021 11:14 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë ka qenë “imponim nga pala tjetër, e jo dëshirë e jona”. “Targat nuk janë dëshirë e jona por imponim nga pala tjetër”, u shpreh Kurti gjatë seancës së sotme. “15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht duhet të përmbyllej marrëveshja e arritur Brukselit për targat. MB-ja sot mori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha targave ilegale, sikurse edhe në pikat kufitare”. Kurti tutje theksoi se pavarësisht çfarë nacionaliteti janë poseduesit e veturave, targat jovalide po konfiskohen. “Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve se serbë dhe nuk i kufizon lëvizjen e lirë qytetarëve serbë dhe pres nga të gjithë qytetarët ta kuptojnë drejtë se sot s’po ndodh diçka e jashtëligjshme, por po fillon një zbatim i marrëveshje që është pajtuar Serbia me Bashkimin Evropian”. “Andaj i lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin e përditshmërinë pa frikë se po iu cenohet ndonjë e drejtë. Ju jeni të qytetarë të barabartë”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.