Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata e Kurtit se do të vendosin masën e reciprocitetit ndaj Serbisë – Çka thotë Vuçiq?

NULL NULL
15.09.2021 09:41

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se për të është e rëndësishme që ta ruajnë sigurinë serbëve në Kosovë, dhe se aktgjykimi i shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit është i një rëndësie kyçe për Serbinë.

Ai këtë deklaratë e tha kur u pyet se si e komenton deklaratën e kryeministrit  kosovar, Albin Kurtit, i cili ka thënë se do ta fusin në përdorim sërish masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Është e rëndësishme për ne që të ruajmë sa më shumë sigurinë e njerëzve tanë në Kosovë.  Kjo është arsyeja se pse ne do të shohim se cili do të jetë reagimi ndaj vendimit të shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit. Kjo është e një rëndësie kyçe për ne “,ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se  duhet të shohin se çfarë gjërash të tjera kanë të bëjnë me respektimin e marrëveshjes së Brukselit, nëse Kosova do ta bëjë këtë apo jo.

“Absolutisht është e pamundur të ndikosh në lëvizjet joracionale. Ju nuk mund të ndryshoni asgjë”, theksoi Vuçiq.

Gjykata e Apelit në Kosovë e kishte konfirmuar dënimin ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviqit, për deklaratën që mohon Masakrën e Reçakut. Shkalla e parë e dënoi Todosijeviqin me dy vjet burgim.

Ndërsa Kurti dje në konferencën pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Angela Merkel, u deklarua rreth masës së reciprocitetit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.