Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vera andrron Detin” merr dy çmime në Venecia, regjisorja Krasniqi: Befasia ishte shumë e këndshme, të dy juritë e vlerësuan filmin shumë lartë

NULL NULL
nga Liridona Gashi 11.09.2021 18:56

Finalja e madhe e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit në Venecia do të mbahet sonte, Kosova ka shumë gjasa që nga aty të dalë me ndonjë çmim për shkak të filmit “Vera andrron Detin”, i cili garon në pesë kategori.

“Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë”, “Çmimi special i jurisë”, “Aktori dhe aktorja më e mirë” si dhe “Skenari më i mirë”, janë mundësitë e “Vera andrron Detin” për të korrur fitore.

Trofetë e para veç se janë dhënë për filmin kosovar, nga kinemaja e zgjatur e cila i është kushtuar Valentina Pedicinit, “Venezia a Napoli. Il cinema esteso” e cila është në bashkëpunim me Festivalin e Venecias, është ndarë çmimi i Regjisë më të mirë për regjisorët nën moshën 40-vjeçare si dhe çmimi tjetër është ai i përfshirjes “Edipo Re Award”.

Këto dolën një befasi për regjisoren e filmit Kaltrina Krasniqi, e cila për Klankosova.tv u shpreh se është e lumtur për arritjet e filmit në kuadër të festivalit.

Ajo theksoi se të dyja juritë që i ndanë çmimet kishin bërë vlerësim shumë të lartë për filmin, njofton Klankosova.tv.

“Unë kisha ateruar në Prishtinë kur mora lajmin për dy çmimet e ndara nga nga asociacionet e pavarura të kritikëve, institucionet kulturore dhe profesionistët e filmit të cilët çdo vit në kuadër të Festivalit të Venedikut ndajnë çmimet e tyre për filmat në konkurencë. Ne morëm çmimin për “Autorët nën 40 [vjeç]” dedikuar kineastes italiane tani më të ndjerë Valentina Pedicini dhe çmimin I’inclusione Edipo Re. Befasia ishte shumë e këndshme, sepse që të dy juritë kanë vlerësuar filmin shumë lartë dhe kanë bërë lexime të vlefshme të trajtimeve që i bën “Vera andrron detin””.

“Çmimet që kemi fituar janë në vazhdën e shpërblimeve të mëdha që ka marrë Kosova për film këtë vit. Vlerësimi i punës tonë në këtë nivel krijon hapësirë dhe vizibilitet për autorë dhe skenën tonë të filmit në përgjithësi”.

Pos këtij festivali “Vera andërron detin” do të jetë pjesëmarrëse edhe në festivale të tjera të cilave Krasniqi nuk ua bëri të ditura emrin.

“Ne kemi shumë ftesa deri në fund të këtij viti. Mirëpo, përderisa festivalet nuk shpallin programet e tyre nuk jemi të lejuar të zbulojmë detaje”,ka thënë Krasniqi për Klankosova.tv.

Filmi trajton temën e Verës, një grua e moshës së mesme, është një përkthyese e gjuhës së shenjave, e cila ka një jetë të strukturuar mirë: bashkëshorte e një gjykatësi të njohur, një nënë që jep mbështetje dhe një gjyshe e kujdesshme. Jeta e saj e qetë prishet nga vetëvrasja e burrit të saj dhe më pas ndiqet nga kërcënimet e burrave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.

Skenariste e filmit është Doruntina Basha, producent Shkumbin Istrefi derisa në rolin kryesor luan aktorja Teuta Ajdini Jegeni. Aktorët tjerë janë Astrit Kabashi, Alketa Sylaj, Refet Abazi, njofton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.