Prizreni fitues i Superkupës (VIDEO) NULL NULL 05.09.2021 18:58 05.09.2021 18:58 Prizreni është shpallur kampion i Superkupës së Kosovës në Basketboll pasi mposhti Trepcën në finale me rezultat 90:81. E gjithë ndeshja shkoi dhëmbë për dhëmbë, mirëpo në fund me ndihmën e Art Hajdarit i cili e përfundoi lojën me 33 pikë dhe Courtney Fells me 26 pikë, Prizreni arriti ta fitoi ndeshjen. Lojë të mirë pati edhe nga lojtarët e Trepcës. Taurus Cockfield Jr e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, 4 kërcime e 3 asistime si dhe Drilon Hajrizi me 21 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime, njofton Klankosova.tv. Trofeu për lojtarin më të vlefshëm të finales e morri Arti Hajdari. Për të shkuar në finale, Prizrenit iu desh ta mposht Dritën dhe Pejën, kurse Trepca kaloi përmjet Rahovecit dhe Yllit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.