Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edmond Azemi mes lotësh përshëndetet nga basketbolli, falënderon KB Prishtinën e Plisat

NULL NULL
18.06.2021 17:19

KB Prishtina ka mbajtur sot një konferencë për media, ku lojtari Edmon Azemi, është pensionuar edhe zyrtarisht si basketbollist aktiv.

Azemi i emocionuar e në mes lotësh falënderoi për besimin, Plisat dhe tërë bordin e kryesinë e Klubin për përkrahjen që iu dha.

Ai u zotua se do të punojë maksimalisht që Prishtinën t’a mbajë në nivel evropian.

37 vjeçari tani tek KB Prishtina do ta ketë pozitën e drejtorit.

Për karrierën e lavdishme të Edo Azemit folën edhe dy nënkryetarët e Klubit, Ferit Zekolli e Shkumbin Jakupi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.