Autoritetet holandeze publikojnë raportin hetimor për MH17 (VIDEO) NULL NULL 13.10.2015 16:12 13.10.2015 16:12 Bordi holandez i hetimit për sigurinë ka konfirmuar se avioni malajzian “MH17” është goditur nga një raketë. Hetimet paraprake treguan se mjeti mund të jetë goditur nga jashtë prej objektesh me fuqi të lartë, çka nxiti spekulimet se shkak i rënies mund të jetë bërë një raketë tokë-ajër. Moska sakaq do të nxjerrë edhe ajo raportin e saj. Perëndimi dhe Kievi dolën shumë shpejt me pretendimet se boingun 777 e rrëzuan rebelët pro-rusë, ndërkohë që Rusia fajëson Ukrainën. Megjithatë raporti i holandezëve nuk sqaron se raketa qe u shkrep ne lindje te Ukrainës kujt i përkiste ,transmeton Klan Kosova. Avioni i nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit ra në lindje të Ukrainës 17 korrikun e vitit të kaluar me 289 pasagjer ne bord. Ne mesin e viktimave ishin 196 shtetas holandezë dhe 10 britanikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rubikon sonte: Siguria në rrjetet sociale, lajmet e rreme, mashtrimet dhe propaganda digjitale 10 minuta më parë
Lajme Ambasada amerikane në Tiranë, apel qytetarëve: Mos u nisni me vizës turistike për të lindur në ShBA 15 minuta më parë
Kosova Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione 28 minuta më parë