Ministria e Jashtme e Izraelit: Faleminderit Kosovë NULL NULL 16.05.2021 15:28 16.05.2021 15:28 Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne, e ka falenderuar Kosovën për qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Kosovës në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, “Hamas”. Livne e ka shpërndarë reagimin e Ministrisë së Jashtme kosovare, e cila nepërmjet një deklarate tha se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë popullin e tij nga 2 mijë raketat e hedhura nga “Hamasi”. “Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”. Thank you #Kosovo https://t.co/aElJ3egbwu — Amb. Yacov Livne 🇮🇱 (@YacovLivne) May 16, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day