Erdogan uron Kurtin, i kërkon sërish që ta rishikojë çështjen e ambasadës në Jerusalem NULL NULL 25.03.2021 10:42 25.03.2021 10:42 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Por, njëjtë siç bëri në letrën kur e uroi për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, Erdogan i bëri thirrje Kurtit që ta rishikojë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael – ani pse ajo tanimë është hapur në Jerusalem. “Nga ana tjetër, pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar së është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Me këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”. Lideri turk në këtë letër urimi drejtuar Kurtit e ka përmendur edhe përfshirjen e Partisë Demokratike Turke të Kosovës në qeveri – që ka fituar dy mandatet e rezervuara për komunitetin turk – duke e cilësuar si treguar që Kurti i kushton vëmendje prioritetit turk. “Përfshirjën e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP)në qeverinë tuaj, e cila fitoi dy vendet e ndara për Komunitetin Turk të Kosovës në Parlament, e konsideroj si një tregues që ju do t’i kushtoni vëmendje prioriteteve dhe pritjeve të komunitetit turk. Turqia, si gjithmonë, edhe ne periudhën e ardhshme, do të jetë në solidaritet në çdo fushë me popullin vëlla të Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 19 orë më parë