Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flet Albin Kurti: S’kam informacion zyrtar nga KQZ-ja, do t’i prij listës

NULL NULL
20.01.2021 16:31

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka komentuar vendimin e fundit të KGJK-së ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin në mesin e të cilëve është thënë se përfshihet edhe vetë ai.

Kurti ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar nga KQZ-ja.

“Unë nuk jam në dijeni për kurrfarë vendimi të tillë të KQZ-së. Nuk kemi marrë ndonjë shkresë, as unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as Kryesia. Por, ajo çka po vërej në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prin, por edhe populli në Kosovë. Besoj që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh ai për RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se institucionet e vendit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i vihen përballë atij.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijësuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”.

Sipas një vendimi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 47 kandidatë për deputetë nga 15 subjekte politike kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit./ Telegrafi

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.