Ia sheh sherrin Facebookut NULL NULL 14.05.2015 12:16 14.05.2015 12:16 Policia e Kosovës e ka prangosur një person në Deçan për shkak se ai në profilin e tij në rrjetin social , Facebook kishte postuar një foto me dy armë. Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pushke NN kal. NN, një pushkë gjysmë automatike e cal.7.62 mm, një karikator i të njëjtës armë si dhe 10 fishekë cal.7.62 mm. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë