Ambasadori gjerman në Mal të Zi: Së bashku me Francën do ta ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 03.07.2020 11:00 03.07.2020 11:00 Gjermania, e cila mori përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit më 1 korrik, së bashku me Francën, është e gatshme të ndihmojë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, nëse është e nevojshme. Kështu tha ambasadori gjerman në Podgoricë, Robert Weber. “Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, njoftoi se dialogu i sponsorizuar nga BE do të rifillojë zyrtarisht në korrik. Ne mbështesim shprehimisht Përfaqësuesin Special në këtë dhe së bashku me Francën jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë, nëse është e nevojshme, “i tha Weber gazetës “Pobjeda” të Podgoricës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.