Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes mjeshtri i valles popullore Besim Zekthi

NULL NULL
28.06.2020 17:36

Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi është ndarë sot nga jeta.

Teatri i Operas dhe i Baletit ka njoftuar për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin “Nderi i Kombit”.

“artisti i njohur ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 84-vjeçare”.

“LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI – “NDERI I KOMBIT” Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi”.

“Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi”.

Për vdekjen e artistit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“LAMTUMIRË KËRCIMTARIT LEGJENDAR, BESIM ZEKTHI ?“.

Image may contain: 1 person, closeup

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.