Katedralja “Shën Nënë Tereza” mban meshën e parë të së dielës pas mbylljes si pasojë e Covid-19 NULL NULL 31.05.2020 11:36 31.05.2020 11:36 Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë sot mban për herë të parë meshën e së dielës së rrëshajave, që nga mbyllja e saj për shkak të mos përhapjes së pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova. Besimtarët katolikë janë të pranishëm në këtë meshë duke respektuar masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, duke mbajtur maska dhe duke respektuar distancën. Gjithashtu, në hyrje të katedrales është i vendosur tuneli dezinfektues nëpërmjet të cilit kalojnë besimtarët. Ndërsa në bankat e katedrales janë të shënuara e me shenja se ku mund të ulen deri në katër persona për të respektuar distancën e nevojshme sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe udhëzimeve të Dioqezës së Katedrales “Shën Nënë Tereza”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mërgim Gashi dyshohet se mashtroi një agjencion me 5 mijë euro, detyrohet t’i kthejë paratë (VIDEO) 28 minuta më parë
Kosova 1,100 euro që nuk arritën kurrë: Si dyshohet që u mashtrua një agjenci turistike nga Mërgim Gashi (VIDEO) 54 minuta më parë