Presidenca: Lista e delegacionit të propozuar nga Kurti mbetet një dëshirë personale e tij NULL NULL 09.04.2020 15:58 09.04.2020 15:58 “Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim”. Zyra e Presidentit Hashim Thaçi iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me Ekipin Negociator të proklamuar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas kësaj zyre, Kryeministri në largim nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, njofton Klan Kosova. “Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është kryeministër në largim i një qeverie në largim. Ai përveç që nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, me këtë qasje është duke e shkelur edhe hierarkinë kushtetuese”. “Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim”. “Lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”. Kujtojmë se lidhur me këtë çështje, Klan Kosova i ka dërguar pyetje me shkrim Zyrës së Presidentit me 20 mars, 2020. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj teme. Kurti i shkruan Lajçakut: Propozon që ai ta udhëheqë dialogun dhe Thaçi të jetë anëtar i ekipit klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.