Ndërkombëtarët ia ngrehin veshin Jankullovskës dhe Mijallkovit NULL NULL 12.05.2015 13:34 12.05.2015 13:34 Ndërkombëtarët kanë ftuar në një takim Ministren Jankullovska dhe shefin e DSK-së. Atyre iu është thënë se nuk duhet të organizojnë protesta me 17 maj. Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe Mijallkov, shefi i DSK-së, janë thirrur mbrëmë në një prej ambasadave të shteteve të huaja në Shkup, dhe qartë iu është thënë se nuk duhet të organizojnë kontra-protestë më 17 maj kur është planifikuar protesta e opozitës. Sygjerimi i ndërkombëtarëve ka qenë që në asnjë mënyrë mos të tentohet të organizohet ndonjë protestë tjetër pasi që mund të shkaktojë dhunë. Ata i kanë thënë troç Jankullovskës dhe Mijallkovit që t’i dëgjojnë edhe një herë mirë deklaratat e ambasadorëve të SHBA-ve, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Bashkimkit Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Peci për garën në Mitrovicë: S’e kërkova kandidaturën - vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin 4 minuta më parë
Kosova Rubikon sonte: Siguria në rrjetet sociale, lajmet e rreme, mashtrimet dhe propaganda digjitale 25 minuta më parë
Lajme Ambasada amerikane në Tiranë, apel qytetarëve: Mos u nisni me vizës turistike për të lindur në ShBA 31 minuta më parë