Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja që nuk e dinte se është shtatzënë, lind një vajzë në banjë (FOTO)

NULL NULL
12.09.2019 09:10

Një grua nga Delaëare e cila mendoi se nuk mund të bëjë fëmijë, thotë se ajo lindi papritur në banjë pa pasur asnjë simptomë para lindjes, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam përpjekur për vite me radhë dhe nuk ndodhi asgjë”, tha Carla Collazo.

. Foshnja lindi në banjë më 25 gusht dhe askush nuk e dinte, veçanërisht nëna që ishte shtatzënë.

“Unë isha e shokuar”, tha ajo.

Collazo vuante nga një gjendje gjinekologjike për të cilën mjekët i thanë se nuk mund të ketë fëmijë. Ajo kishte bërë disa herë teste të shtatzënisë por të gjitha dolën negative dhe ajo nuk shtoi as peshë.

Në mëngjesin e një të diele, stomaku dhe shpina e saj kishte dhimbje. Kunata e saj, ishte gati për ta dërguar në urgjencë por Collazo shkoi fillimisht në banjë. Ajo filloi të bërtasë duke kërkuar ndihmë.

Foshnja më pas lindi për mrekulli dhe quhet Amoura Rose. Ajo u dërgua në spital. Vajza po bëhet mirë atje dhe pritet që së shpejti të dalë nga aty.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.