Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes aktori Isaac Kappy

NULL NULL
15.05.2019 14:04

Aktori amerikan, Isaac Kappy, ka vdekur në moshën 42 vjeçare.

Kappy më së shumti njihej për rolet e tij në filmat e famshëm, “Thor”, “Terminator Salvation”, si dhe në serinë “Breaking Bad”.

Kappy raportohet të ketë kryer vetëvrasje të hënën duke u hedhur nga një urë në Bellemont të Arizonës.

Kështu së paku ka thënë një zëdhënës i Departamentit për Siguri Publike i Arizonës për mediumin Deadline.

Gazeta që ka dhënë këtë lajm ka thënë se vozitësit që po kalonin andej pari kishin dalë nga makiant e tyre dhe ishin munduar ta ndalojnë Kappy-n por nuk kishin munduar ta bënin një gjë të tillë.

Kappy kishte marrë vëmendje vitin e kaluar pas akuzave se e kishte “kapur për fyti” vajzën e Michael Jackson, Paris.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.