95 raste aktive me COVID-19 në Kosovë NULL NULL 25.01.2023 07:27 25.01.2023 07:27 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë vazhdojnë të jenë 95 raste aktive me virusin COVID-19. Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shënuar shtatë raste pozitive me virusin korona, ndërsa janë shëruar gjashtë pacientë, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, gjatë 24 orëshit të fundit janë hospitalizuar nëntë pacientë, ndërsa nuk është raportuar për asnjë vdekje.