0:12, 5 Prill 2020

95 persona do të lirohen nga karantina në konvikte pasi dolën negativë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur infektologu, Izet Sadiku, i cili tha se ky është grupi i tretë që po testohen, njofton Klan Kosova.

“Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!”, ka shkruar ai.

Nga nesër ky grup do të lirohet për në shtëpi.

Konkurs Pune

Lexo më shumë