Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

94-vjeçari dyshohet se u sulmua nga djali dhe nipi i tij, këta mohojnë rastin

NULL NULL
11.06.2025 10:53
Raporton gazetari Nuhi Salihu për KlanKosovaFM

Një rast i rëndë i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kaznik të Rahovecit ku një burrë 94-vjeçar dyshohet të jetë sulmuar fizikisht nga djali dhe nipi i tij.

Nuhi Salihu, gazetar, për emisionin “Fol me Arin” në KlankosovaFM, deklaroi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 8 qershor, ndërsa policia është njoftuar më vonë nga Spitali i Gjakovës ku i moshuari kishte marrë trajtimin mjekësor.

“Dyshimi për dhunë është ngritur nga mjeku kujdestar i cili ka lajmëruar policinë pas deklaratave të viktimës. Nga hetuesia bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar se është sulmuar nga djali dhe nipi i tij në shtëpinë e tyre në Kaznik para se të dërgohej te djali tjetër në Gjakovë”.

“Megjithëse nuk janë konstatuar lëndime të dukshme, viktima është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale në stacionin policor në Rahovec, dhe më pas, me kërkesën e tij, është kthyer te djali në Gjakovë”, tha Salihu.

Ndërkohë, sipas tij, të dyshuarit, djali dhe nipi i të moshuarit, janë intervistuar dhe kanë mohuar kategorikisht çfarëdo lloj dhune duke deklaruar se “i moshuari është larguar me vullnetin e tij pa ndonjë konflikt apo presion”.

Pas intervistave, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në Familje” dhe hetimet do të zhvillohen në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.