9 simptomat që femrat nuk duhet t’i injorojnë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

9 simptomat që femrat nuk duhet t’i injorojnë

NULL NULL
23/05/2015
Femrat shpeshherë ankohen për dhimbje të kokës dhe lodhje. Pavarësisht se sa shpesh e bindni veten se jeni mirë dhe se nuk keni asgjë, sa herë që vëreni diçka ndryshe në trupin tuaj duhet të reagoni menjëherë.

Ja disa simptoma që nuk duhet t’i injoroni:

Lodhja e madhe

Edhe nëse keni shumë përgjegjësi dhe jeni tepër të angazhuar, lodhja e tepërt është njëri ndër simptomat që nuk duhet t’i injoroni. Pse? Lodhja e madhe është sinjal dhe lidhet direkt me depresionin, gjëndrën tiroide, diabetin dhe gjithashtu me problemet me zemër dhe kancerin. Nëse e vëreni se jeni tepër e lodhur dhe nuk mund ta rikuperoni energjinë tuaj, ushtroni, mbajeni një dietë të shëndetshme dhe sigurisht ju duhet të caktoni një termin që të ekzaminoheni te mjeku, transmeton Klan Kosova.

Dhimbjet abdominale

Një dhimbje e vogël e barkut ndoshta nuk është problem i madh mirëpo nëse ajo është konstante atëherë mund të jetë problem. Në qoftë se keni dhimbje të vazhdueshme të barkut kjo mund të jetë shenjë se mund të vuani nga ulçera në stomak, apendiksi apo edhe ndonjë problem tjetër. Në qoftë se ndieni dhimbje të vazhdueshme është koha që ta diskutoni problemin me mjekun tuaj.

Dhimbjet e kraharorit

Sa herë që të ndieni dhimbje apo presion në kraharor, nuk është diçka që duhet injoruar. Edhe pse dhimbjet e gjoksit nuk janë gjithmonë një shenjë për infarkt në zemër, kjo lloj dhimbje mund të jetë sinjal se ju vuani nga sëmundjet koronare.

Seksi  me dhimbje

Nëse keni dhimbje gjatë seksit atëherë diçka nuk është në rregull. Trupi po mundohet që tu tregojë diçka. Nëse keni dhimbje gjatë marrëdhënieve intime atëherë kjo mund të jetë sinjal për shumë probleme gjinekologjike, duke përfshirë edhe infeksionet vagjinale dhe ndryshimet hormonale. Kështuqë, nëse e ndieni se penetrimi është i pakëndshëm dhe ju shkakton dhimbje, ju duhet të vizitoheni te gjinekologu.

Dhimbjet e kokës

Nëse keni pasur një ditë të lodhshme në punë apo jeni marrë me fëmijët tuaj problematikë është normale që të keni dhimbje koke. Por, nëse kjo gjendje është e vazhdueshme atëherë kla shumë mundësi që ju të vuani nga migrena. Mirëpo në shumë raste edhe tumori dhe infeksionet në tru manifestohen me dhimbje të vazhdueshme të kokës.

Gjinjtë

Nëse kur i prekni gjinjtë tuaj hetoni ndonjë gjëndër e cila nuk ishte aty më parë duhet urgjentisht të vizitoheni te mjeku. Gjëndrat mund të jenë simptoma të sëmundjeve të ndryshme

Pagjumësia

Shumë femra vuajnë nga pagjumësia dhe nëse çdo natë luftoni me pagjumësinë kjo mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Zakonisht femrat i provokojnë këto probleme gjatë menopauzës mirëpo nëse nuk jeni duke e kaluar atë fazë duhet patjetër ta kuroni problemin me gjumin. Vështirësitë me gjumin dhe me frymëmarrjen gjatë natës te femrat lidhen ngushtë me problemet kardiake, mund të keni ndonjë muskul të dobësuar e madhe edhe astmë.

klankosova.tv