9 marsi, Dita Botërore e Veshkave (VIDEO) NULL NULL 09.03.2023 14:09 09.03.2023 14:09 Data 9 Mars njihet si Dita Botërore e Veshkave, e cila është një ditë e veçantë që festohet për të tërhequr vëmendjen ndaj shëndetit të veshkave dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shoqëri. Veshkët kanë për detyrë pastrimin e substancave dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve. Megjithatë, miliona njerëz në mbarë botën luftojnë me sëmundjet e veshkave, por ato mund të zbulohen herët ose të parandalohen. Është e rëndësishme të kujdeseni dhe të ruani shëndetin e veshkave që të përshtateni për një mënyrë jetese më të shëndetshme. Për këtë ditë të rëndësishme, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës dhe Shoqata e Nefrologëve të Shqipërisë do organizojnë aktivitete me temën: ”Veshkë të Shëndetshme për të gjithë – Të përgatitemi për të papriturën”. Kjo konference shkencore në krye do ketë mjek dhe nefrolog nga Shqipëria, Turqia e Kosova. Për të, në studio të ftuar ishin Dr.Vjollca Godanci si dhe nefrologu i njohur shqiptar Dr.Myftar Burbullushi.