9 klube licencohen për garat e UEFA-së, Prishtina jo NULL NULL nga Naim Selmani 19.05.2023 15:58 nga Naim Selmani 19.05.2023 15:58 Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur të premten rezultatet e licencimit të klubeve për garat e UEFA-së. Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së përcjell klankosova.tv. Në total ata kanë bërë të ditur se në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Por kriteret nuk ka arritur që ti plotësoj skuadra më e trofeshme në vend Prishtina bashkë me Ferizajn e Drenicën. Ndërsa skuadrat që tashmë e ka siguruar të drejtën e garave evropiane janë Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva e Trepça 89 te meshkujt kurse Mitrovica dhe EP Hajvalia në konkurrencën e femrave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.