9 gjëra që na ndodhin teksa flemë NULL NULL 22.05.2015 12:36 22.05.2015 12:36 Ju dëshironi të merrni tetë orë gjumë, por çfarë ndodh në të vërtetë me trupin tuaj gjatë kësaj kohe? Këtu janë nëntë fakte: Sa bini në gjumë, kërceni (ju duket sikur bini). Çdo herë. Sipas ekspertëve të gjumit, shkalla e hovit ka lidhje me përgjumjen tuaj, sa më i madh hovi, aq më i lodhur trupi. Temperatura e trupit bie. Kur jemi aktivë gjatë ditës, djegim më shumë kalori, kështu ulja e temperaturës është një mënyrë për të ulur normën e djegur dhe për të ruajtur kalori. Doktor Avi Ishaja, specialist i gjumit dhe asistent klinik i mjekësisë, thotë se “gjumi është një mekanizëm i mbijetesës.” Bëni një pastrim të plotë të toksinës. Kjo lejon trupin dhe trurin për rinovim. Në njerëzit që nuk flenë mirë, filtrimi nuk është aq efektiv, kështu që ekspertët thonë se mund të ndihmojë të shpjegojë pse njerëzit të cilët janë të privuar nga gjumi, mund të jenë pak të “çmendur”. Harroni informacione të padobishme. “Ne marrim shumë informacion gjatë ditës dhe shumica e tij harrohet, për fat të mirë”, thotë specialisti i gjumit Kristofor Koluell i Shkollës së Mjekësisë. “Nëse do t’ju kujtohej çdo gjë, truri mbingarkohet, kështu që gjatë gjumit ndodh një proces klasifikimi.” Trupi paralizohet, por truri është më aktiv. Truri i dikujt që është duke ëndërruar është më aktiv se i atij që është zgjuar dhe kërkon më shumë oksigjen. “Një teori është se në gjumin REM, organizohen mendimet dhe të mësuarit, paraqitja e informacionit, por askush nuk e kupton në mënyrë specifike se pse mendja gjatë gjumit është aktive,” thotë dr. Alon Y. Avidan, profesor i neurologjisë dhe drejtor i Qendrës së Çrregullimeve të Gjumit. Mendja juaj është aq aktive gjatë gjumit, saqë ajo mund të bëjë dhe lidhje të rëndësishme apo zbulime, thonë hulumtuesit. Të gjitha qelizat, jo vetëm ato të trurit, riparohen plotësisht. Këto procese kanë kujdes për të gjitha dëmet që ndodhin gjatë ditës. Kur nuk merrni gjumë mjaftueshëm, efekti nuk është vetëm në trurin tuaj, por në të gjithë trupin. Për këtë arsye ndjeheni të lodhur pas një nate të tillë. Sistemi imunitar është i lartë gjatë gjithë kohës. Një studim ka treguar se njerëzit të cilët kanë shenja gripi dhe janë privuar nga gjumi, natën tjetër nuk kanë krijuar antitrupat e duhur për t’u mbrojtur kundër gripit. “Sa më shpejt që kuptoj shenjat e para të një infeksioni respirator, unë provoj të fle 10 orë”, tha dr. Xhordan Stern, themelues dhe drejtor i Qendrës “BluSleep” në Nju Jork. “Nëse jeni të privuar kronikisht nga gjumi, keni më shumë gjasa për të zhvilluar infeksione të përsëritura.” Ju zgjoheni në mes 5 dhe 15 herë në orë. Kjo zakonisht ndodh kur ne kalojmë fazat e ndryshme të gjumit, si nga ëndrrat në gjumë të thellë, dhe hapja e syve ndodh shkurtimisht saqë nuk e mbajmë mend. Frymëmarrja. Ky është një fakt që ndodh tek shumica prej nesh, por gati 30 % e njerëzve mund t’ju ndërpritet frymëmarrja gjatë natës. Deri në 90% e njerëzve me këtë çrregullim që quhet apnea e gjumit, vdesin të padiagnostikuar, përfshirë dhe femrat e reja. “Jetëgjatësia për dikë me apnea të gjumit është 58 vjet, kështu që nëse ju ose partneri juaj gërhisni gjatë natës, është koha për kontroll”, thotë. Dr. Stern./ klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 17 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 17 orë më parë