9 fakte të mahnitshme për John Cena-n

9 fakte të mahnitshme për John Cena-n

NULL NULL
5 vjet më parë

Mundësi i WWE-së, John Cena, është njëri nga yjet më të famshëm në historinë e World Wrestling Entertainment (Kampionatit më të falshëm të mundjes në botë), i njohur botërisht si WWE-ja.

Aktualisht Cena mbanë shiritin e kampionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Derisa kampion i përgjithshëm i WWE-së ka qenë plotë 12 herë.

“Mister Never Give up”, siç njihet Cena për shkaka të karakterit të tij të fortë, do të startojë në rrole kryesore në dy filma të mëdhenj gjatë këtij viti, njëri është “Trainwreck”, kurse tjetri “Sisters“, shkruan Business Isider, përcjellë Klan Kosova.

Cena, për ata që ende nuk e dinë është me prejardhje shqiptare, më saktë abreshe. Babai i tij është një shqiptaro-italian i migruar në Amerikë.

Para se të garojë për më të mirin e botë në ndeshjen “Championship for Championship”, kundër kampionit aktual, Seth Rollins, i njohur edhe si “Arkitekti”, me 23 gusht, ja disa nga faktet më të mahnitshme për njërën nga figurat më madhore të sportit botëror.

 

1. Ish-lojtar i futbollit amerikan – lojë e përafërt me ragbin.

2. Cena ishte edhe “Bodybulider” profesionist

3. Debutimin si mundës e bëri në vitin 1999, nën nofkën “The Prototybe”

4. E dashura e Cenas është diva e WWE-së, Nikki Bella

5. Cena është koleksionues i veturave të vjetra

6. 12 herë kampion në WWE-së

7. Cena është adhurues i madh i animacioneve japoneze – filmave të animuar të Japonisë

8. Cena është edhe reper

9. Cena është një bamirës shumë i madh

klankosova.tv