86 vjeçarja shpallet stjuardesa më jetëgjatë në botë NULL NULL 02.07.2022 18:01 02.07.2022 18:01 Një grua nga Bostoni, e cila ka punuar në aeroplan për 65 vjet, u emërua stjuardesa më jetëgjatë në botë nga Rekordet Botërore Guinness. Bette Nash, 86 vjeç, filloi të punojë si stjuardesë në vitin 1957 për Eastern Airlines dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite në American Airlines pa asnjë mungesë pune, konfirmoi Guinness. Nash tha se ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj duke punuar në linjën Nju Jork-Boston-Uashington sepse e lejon atë të kthehet në shtëpi natën për t’u kujdesur për djalin e saj, i cili ka aftësi të kufizuara. Guinness tha se Nash është gjithashtu stjuardesa më e vjetër që shërben aktualisht në botë. Nash tha në vitin 2017, kur ajo festoi 60 vjetorin e saj me kompaninë, se puna ka ndryshuar ndjeshëm që nga ditët e para, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.