81 vjeçarja japoneze e krijon aplikacionin e saj të parë   - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

81 vjeçarja japoneze e krijon aplikacionin e saj të parë  

NULL NULL
01/03/2017

Një grua japoneze që i ka mbushur plotë 81 vite e ka krijuar aplikacionin e saj të parë pasi që kishte mësuar ta përdorte kompjuterin si 60 vjeçare.

Masako Wakamiya së fundi e lëshoi në përdorim aplikacionin e saj në Appstore , shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Wakamiya nuk është vetëm krijuese. Ajo po ashtu e ka një blog të saj përmes së cilit ajo i ndan disa video të udhëtimeve të saja si dhe i mëson njerëzit se si ta përdorin Microsoft Excel-in për të bërë art digjital.

Ajo është dëshmi se jo të gjithë individët e vjetër i frikësohen teknologjisë dhe i referohet vetes si evangjeliste e informacionit, komunikimit dhe teknologjisë.