Lajmet e fundit

Një person rreth 80 vjeçar është raportuar i humbur në Ferizaj.
Sipas informacioneve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit, bëhet fjalë për Hamëz Ismajlin i cili është parë për herë të fundit me 17 gusht në hyrjen e banesës së tij, raporton Klankosova.tv.
Ismajli raportohet të jetë në gjendje të dobët shëndetësore, kurse autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët ndihmë në gjetjen e tij.
Autoritetet kanë apeluar se kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë me Policinë e Kosovës, apo me ekipet e Kërkim-Shpëtimit.
Kërkimet për gjetjen e tij kanë filluar dje.