8 të vrarë në rajonin e Kievit pas një sulmi me dron në një ndërtesë banimi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

8 të vrarë në rajonin e Kievit pas një sulmi me dron në një ndërtesë banimi

NULL NULL
22.03.2023 23:10
ukraine

Të paktën tetë persona u vranë në një sulm me dron rus në rajonin e Kievit, tha shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës në një deklaratë të mërkurën, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Deri në orën 18:00, 8 persona kanë humbur jetën, 7 persona janë lënduar dhe 1 person është shpëtuar. Katër persona ka të ngjarë të jenë nën rrënoja, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme shërbimi i urgjencës shtetërore i tha CNN-it se një sulm me dron rus goditi një ndërtesë banimi në qytetin Rzhyshchiv, i cili është rreth 85 km në juglindje të kryeqytetit të Kievit. Andrii Niebytov, shefi i policisë së rajonit të Kievit sot kishte thënë se një dron kishte goditur një ndërtesë konvikti.

Policia dhe shërbimet e urgjencës evakuuan më shumë se 200 njerëz pas sulmit, shtoi Niebytov.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.