8 gushti, dita kur bota i do pak më shumë macet (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

8 gushti, dita kur bota i do pak më shumë macet (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 08/08/2022

Në Athinë të Greqisë ka goxha mace endacake pa përkujdesje, që mbetet në dorën e ndonjë kalimtari që t’i ushqejë.

Megjithatë disa kafshë të tilla kanë qenë më me fat pasi janë strehuar në një shtëpi në periferi të kryeqytetit Helen.

“Ne ose i shpëtojmë vetë nga rruga, por kryesisht janë njerëzit që i gjejnë dhe nuk kujdesen për to. Kështu që ata kërkojnë t’i ndihmojmë dhe ne përpiqemi t’i pranojmë” tha Mikaela Mavraki, Drejtoreshë e kujdesit të kafshëve “Let’s be S.M.A.R.T.”.

Brenda strehës dykatëshe rreth 50 sosh sterilizohen, mjekohen e pastaj u jepen të interesuarve për t’i mbajtur, transmeton Klan Kosova.

“Shumica e komunave punojnë me qen, kështu ka programe sterilizimi dhe ushqimi për qentë. Por macet janë ende pak prapa këtu në Greqi, kështu ne po përpiqemi të ndihmojmë sa të mundemi”, deklaroi tutje Mavraki.

Adoptuesit e mundshëm ekzaminohen, për tu siguruar që macja do të shkojë në një shtëpi të përshtatshme.

“Ne donim të kishim një mjedis ideal për këto mace që t’i rehabilitonin, sepse ato vijnë në situata të cilat ndonjëherë janë shumë ekstreme”, Christina Sophia Potter, menaxhere e strehës.

8 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare të Maceve dhe ka për synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mënyrave për t’i mbrojtur ato.