8 ditë luftë ajrore Izrael-Iran, bota sytë kah Trumpi NULL NULL 20.06.2025 09:44 20.06.2025 09:44 Presidenti amerikan, Donald Trump, 5 qershor, 2025. Foto: AP Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se brenda dy javësh do të vendosë nëse do ta sulmojë Iranin apo jo. Ai tha se dëshiron të lejojë përpjekjet diplomatike të vazhdojnë, përpara se ai të marrë një vendim përfundimtar për një veprim ushtarak amerikan. Në kohën kur konflikti midis Izraelit dhe Iranit hyn në ditën e tetë, bota është duke vëzhguar presidentin Donald Trump për të parë se çfarë do të bëjë më pas. Ndërsa, konflikti midis Izraelit dhe Iranit hyn në ditën e tetë, bota ka qenë duke vëzhguar Presidentin Donald Trump për të parë se çfarë do të bëjë më pas: Presidenti amerikan tha se do të marrë një vendim nëse do të përfshihet në luftën e Izraelit kundër Iranit në dy javët e ardhshme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Në një deklaratë të lexuar nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë (Karoline Leavitt), Trumpi tha se kishte një “shansë të konsiderueshme për negociata” me Iranin Trumpi ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka vendosur nëse do t’i vazhdojë ato apo jo, kanë thënë burime për partnerin amerikan të BBC-së, CBS news, transmeton Klankosova.tv. Ai thuhet se po shqyrton një sulm ndaj objektit nëntokësor të pasurimit të uraniumit të Iranit në Fordo, sipas CBS. Vetëm SHBA-të konsiderohen të kenë një bombë që mund të jetë mjaftueshëm e madhe për të shkatërruar kompleksin nëntokësor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi: Ideja e dy urave në Mitrovicë, justifikim për moshapjen e urës së deritanishme (VIDEO) 16 sekonda më parë