78 vjet nga botimi i “Rilindjes” së parë NULL NULL 12.02.2023 13:21 12.02.2023 13:21 Sot janë bërë 78 vjet, kur për herë të parë ishte shtypur gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht kishte qenë e përjavshme. Numri i parë i gazetës ishte shtypur më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta kishte filluar të shtypej në Prishtinë. Gazeta, së pari ishte shtypur si e përjavshme, ndërsa nga qershori i vitit 1948 kishte filluar të shtypej dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958, kishte filluar të dilte si e përditshme, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv. Më 5 shtator të vitit 1990, ishte mbyllur nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta kishte rifilluar të botohej pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, por pas një kohe ajo ishte mbyllur.
Arte pamore Midis skandalit, departamenti i arsimit në Florida thotë se Davidi ka 'vlera të mëdha’ 10/04/2023
Kino dhe Teatër Filmi më i ri i animuar i Super Marios thyen rekorde në arkën filmike të Hollywood-it 10/04/2023