77 vota pro dhe 53 kundër, Kuvendi voton qeverinë ‘Rama 3’ NULL NULL 17.09.2021 07:56 17.09.2021 07:56 Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla. Rama gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është një program që do të realizohet dhe se projektet e mëdha, pandemia dhe tërmeti pikat kryesore në program. Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta./TCh *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 18 minuta më parë