77-vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Prizren NULL NULL 19.03.2023 22:41 19.03.2023 22:41 Motel, fotoilustrim Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një motel. Rasti ka ndodhur gjatë së dielës në Prizren. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit. Bytyqi tha se viktima ishte gjetur nga një punëtor i motelit. “Në vendngjarje kanë dal policia dhe mjekët nga emergjenca e qytetit ,prej të cilëve është konstatuar vdekja”, tha Bytyqi. Ai shtoi se në trupin e viktimës nuk vëreheshin shenja të dhunës. “Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim”, theksoi ai. Lidhur me rastin është hap rasti ” Hetim i vdekjes”/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.