76ers e fitojnë dramën ndaj Celtics pas vazhdimeve (VIDEO) NULL NULL nga Shpend Spahija 08.05.2023 07:46 nga Shpend Spahija 08.05.2023 07:46 Një nga ndeshjet më dramatike të NBA këtë sezon u zhvillua të dielën në mbrëmje, ku Philadelphia 76ers fituan pas vazhdimeve ndaj Boston Celtics, 116-115. Koha e rregullt përfundoi me barazim 107-107, por vendasit nuk dëshpëruan tifozët e tyre për ta barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2. James Harden me 42 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime si dhe Joel Embiid me 34 pikë dhe 13 kërcime, ishin dy liderët e 76ers në këtë triumf, ndërsa tek Celtics u dallua Jayson Tatum me 24 pikë. Në 2-2 ështa barazuar edhe seria e ndeshjeve në mes të Denver Nuggets dhe Phoenix Suns, pasi këta të fundit fituan me shifrat 129-124. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO