75 zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë NULL NULL 01.06.2015 15:15 01.06.2015 15:15 Këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 persona, kurse një gjë të tillë e kanë bërë vetëm 4125 nga ta. Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, sipas të cilës 98.3 për qind e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë. Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 persona, kurse një gjë të tillë e kanë bërë 4125 zyrtar ose shprehur në përqindje rreth 98.3%. Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike agjencia do të organizon aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e Pasurisë do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të të deklaruarve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 17 orë më parë