742 milionë euro, vlera e granteve komunale për vitin 2024 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

742 milionë euro, vlera e granteve komunale për vitin 2024

NULL NULL
25.04.2023 17:43
ministria e financave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë 742 milionë euron për komunat për vitin 2024.

“Sot në Komisionin për Grante, nën kryesimin e Kryeministrit Kurti, miratuam ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë euro për vitin 2024. Kur kemi marrë qeverisjen në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro”, ka shkruar Murati në Facebook.

Murati tha se kjo qeveri ka shtuar gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat.

“Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin”, ka shtuar ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO