Radojeviq pjesë e takimit të Procesit të Brdos - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Radojeviq pjesë e takimit të Procesit të Brdos

NULL NULL
16/03/2018

 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, po merr pjesë në takimin ministror të Procesit të Brdos të Sllovenisë.

Në këtë takim u diskutua për çështjen e sigurisë, në veçanti lidhur me trafikimin me qenie njerëzore, terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Me këtë rast, radojeviq  tha se trafikimi me qenie njerëzore është një ndër format më agresive të krimit të organizuar, i cili zakonisht përcillet nga akte të tjera terroriste.

Për këtë, zëvendësministri i MPB-së theksoi se Kosova  përmes Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, deri më tani ka rezultate pozitive në luftimin e këtij krimi.

Ai tha se ligjet e aplikuara në Kosovë janë në një linjë të njëjtë me konventat ndërkombëtare me standarde të larta për respektimin e tëdrejtave njerëzore.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u fol edhe për  terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Sipas tij, Kosova , ashtu si edhe vendet tjera të rajonit dhe më gjerë, i është përgjigjur kërcënimeve nga terrorizmi duke hartuar Ligjin për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

Gjatë këtij takimi ai, në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, nënshkroi Protokollin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të ë Maqedonisë në fushën e Luftimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, transmeton Klan Kosova.