7 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 03.07.2020 17:36 03.07.2020 17:36 165 të infektuar, 7 viktima dhe 128 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orë në Maqedoninë e Veriut. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, ndërsa numër i madh i rasteve është regjistruar edhe në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Shtip dhe Ohër. Në Shkup për herë të parë numri i të shëruar është më i madh se numri i të infektuarve, përkatësisht 71 të infektuar dhe 97 të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 të vdekur, nga dy në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Strugë, Koçan dhe Negotinë. Në qendrat e testimit janë kryer 1.454 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve arrinë në 11.3 për qind. Në ditën e 135 të pandemisë, bilanci i të prekurve arrinë në 6.787, ndërsa i viktimave në 328. Deri tani janë shëruar 2.876 pacientë. Mbi 3.850 raste janë akoma aktive./alsat m/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova QKSS: Nisma “Project 5000” synon të forcojë forcat speciale serbe, rrit rrezikun e tensioneve rajonale 16 minuta më parë