Lajmet e fundit

Aktualiteti politik dhe afati i zgjedhjes së Presidentit u diskutua sot në Kosova Today me mysafirët e ftuar.
Gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Bellagoshi, tha se PDK-ja po kërkon me urgjencë veprime nga Qeveria për ndryshimin e ligjit për Specialen.
"Për shkak se ndryshimet e kërkuara janë në dorën e Qeverisë e cila ka kohë prej një muaji për ta kthyer në Kuvend me opinionin e saj dhe po kërkojnë që kjo të bëhet brenda kësaj jave që mos të i zë afati për zgjedhjen e Presidentit, pa çka se vendi mund të shkohet në zgjedhje", deklaroi Bellagoshi.
Ndërkaq gazetari Vullnet Krasniqi, deklaroi se s'ka vullnet për të shkuar në zgjedhje.
"Është shumë e rrezikshme edhe besoj që nuk është aspak e nevojshme për të shkuar në zgjedhje dhe duhet ta evitojmë në çfarëdo forme shkuarjen në zgjedhje, është procesi më i rrezikshëm që mundet me ju kanos Kosovës në këto momente. Ne kemi nevojë për dikë që na përbashkon e ai është presidenti", tha Krasniqi në Klan Kosova.
Sipas gazetarit Shkumbin Kajtazi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke shantazhuar.
"Nëse dikush ka mundësi për të bërë veprime është Albin Kurti, ai e ka shumicën dhe ai po kërkon që presidenti të i votohet para këtij projektligji dhe nëse dikush është duke shantazhuar, ai është Albin Kurti", tha Kajtazi në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.