66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

66 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

NULL NULL
1 muaj më parë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19, bën të ditur Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërsa numri i të shëruarve shkon në 141, njofton Klan Kosova.

Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve pozitive prej 44 për qind.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.