60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës, e shpëtojnë mjekët e qendrës verore NULL NULL 03.07.2025 22:43 03.07.2025 22:43 Foto ilustruese Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhin e Himarës. Sipas A2CNN, ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi serioze në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det, transmeton klankosova.tv. Menjëherë pas sinjalizimit, personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e parë. Sipas burimeve mjekësore, në momentet e para gruaja ishte në gjendje të rënduar me rreth 70% kapacitet të dëmtuar të frymëmarrjes. Pas trajtimit të menjëhershëm në vendngjarje, mjekët e qendrës verore kanë arritur ta stabilizojnë dhe më pas e kanë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal, ku gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasada: Riafirmojmë angazhimin tonë për të ardhme më të sigurt, bashkë me miqtë tanë kosovarë 34 minuta më parë