Lajmet e fundit

Presidenti i Argjentinës ka shpallur 6 tetorin ditë pushimi zyrtar, me rastin e ndeshjes që pritet të jetë paraqitja e fundit e Lionel Messit me fanellën e kombëtares argjentinase.
Të gjithë qytetarët pritet të qëndrojnë në shtëpi për të ndjekur ndeshjen e fundit të legjendës argjentinase me përfaqësuesen, në një mënyrë të veçantë për të nderuar një prej figurave më të mëdha në historinë e vendit, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi ka ngjallur emocione të mëdha te tifozët, pasi Messi pritet t’i japë fund një epoke të jashtëzakonshme me Argjentinën, pas sukseseve të shumta dhe trofeve të fituar me fanellën e kombëtares.