59 pacientë me COVID-19 në spitalin e Pejës, 17 prej tyre në gjendje më të rëndë NULL NULL 14.08.2020 08:56 14.08.2020 08:56 17 pacientë me koronavirus, e që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ka njoftuar ky spital në raportin ditor për të premten. 7 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht në këtë spital po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 39 pacientë janë me oksigjenoterapi e 17 në gjendje më të rëndë, thuhet sipas njoftimit. Pesë mjekë, 17 infermierë e tre punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me COVID-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.