573 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale, Krasniqi: Kemi lënë anash shërbimet e tjera

573 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale, Krasniqi: Kemi lënë anash shërbimet e tjera

NULL NULL
1 month më parë

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Kransiqi ka thënë se nga mesi i muajit shkurt është vërejtur rritje e numri të pacientëve që kërkojnë hospitalizim.

Ai në mbledhjen e  e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me COVID-19, shtoi se nëpër spitale  tani janë duke u trajtuar 573 pacientë.

Krasniqi ka kërkuar respektim të masave në mënyrë që të mos lihen anash edhe shërbimet e tjera, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

“Nga mesi i javës së kaluar ne vërejmë rritje të pacientëve që kërkojnë hospitalizim dhe kemi 573 pacientë të shtrirë në klinikat tona”.

“…ne kemi ndërmarr masa që i kemi paraparë në menaxhimin e pandemisë duke përmirësuar sistemin e furnizimit me oksigjen dhe duke destinuar klinikat dhe në të njëjtën kohë do të detyrohemi të trajtojmë pacientët me Covid dhe duke lënë anash shërbimet e tjera dhe për të mos vazhduar kjo ne duhet t’i shikojmë me ngul zbatimin e masave”.