563 persona vdesin nga koronavirusi brenda 24 orëve në Britaninë e Madhe NULL NULL 01.04.2020 18:34 01.04.2020 18:34 Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 563 në 24 orët e fundit, një kërcim rekord që solli numrin e pacientëve që vdiqën në spital në 2,352. Ky njoftim i Mbretërisë erdhi pasi Spanja regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve ditore – 864 persona – ndërsa rastet me personat e infektuar u rritën në 102.136, nga 94.417. Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve ka tejkaluar 4.000. Ndërkohë, numri i vdekjeve në Iran tejkaloi 3,000 me 138 vdekje të reja pasi shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se pandemia është “kriza më e keqe”, me të cilën po përballet bota që nga Lufta e Dytë Botërore. Në botë, më shumë se 42,000 njerëz kanë vdekur, rreth 860,000 janë diagnostikuar me virus, dhe rreth 178,000 janë shëruar, sipas Universitetit Johns Hopkins. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.