56 të vdekur nga përleshjet mes ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake NULL NULL 16.04.2023 08:03 16.04.2023 08:03 Sudan Ka shkuar në 56 numri i të vdekurve nga përleshjet mes ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake në kryeqytetin Khartoum. Banorët iu shmangën të shtënave në kryeqytet, ndërsa forcat rivale luftuan rreth pallatit presidencial, televizionin shtetëror dhe selisë së ushtrisë. 25 persona, përfshirë 17 civilë, kanë vdekur në qytet, tha një organizatë e mjekëve. Përplasjet shpërthyen pas tensioneve për një propozim të tranzicionit në sundimin civil. Si ushtria ashtu edhe kundërshtarët e saj, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), pretenduan se kishin kontrollin e aeroportit dhe vendeve të tjera kyçe në Khartoum, ku luftimet vazhduan gjatë natës. Artileri e rëndë u dëgjua në Omdurman, që është afër me Khartoum-in, dhe është pranë Bahri. Dëshmitarët okularë raportuan se të shtëna me armë zjarri pati edhe në qytetin Port Sudan të Detit të Kuq. Ushtria tha se avionët po goditnin bazat e RSF-së dhe se forcat ajrore të vendit u thanë njerëzve të qëndronin në shtëpitë e tyre të shtunën, teksa kryenin një studim të plotë ajror të aktivitetit paraushtarak. Gjeneralët e kanë drejtuar Sudanin që nga një grushtshtet në tetor 2021. Luftimet zhvillohen midis njësive të ushtrisë besnike të liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, dhe RSF-së, të komanduara nga nënkryetari i Sudanit, Mohamed Hamdan Dagalo i njohur gjithashtu si Hemedti. Gjenerali Dagalo tha se trupat e tij do të vazhdojnë të luftojnë derisa të kapeshin të gjitha bazat e ushtrisë. Në përgjigje, forcat e armatosura të Sudanit përjashtuan negociatat “deri në shpërbërjen e RSF-së paraushtarake”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministrat shqiptarë nuk e presin kryeministrin e Serbisë në Shkup, Ratkoceri: Për konsum të brendshëm 08/10/2024
Kosova Haliti i VV-së: Pensionet s'i rritëm për fushatë, ka kohë për mbajtjen e zgjedhjeve 07/10/2024