Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

5588 kërkesa, zgjatet afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në ato të Kosovës

NULL NULL
08.08.2024 10:54
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Foto: Arkiv

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se afati për aplikimin e konvertimit të patent-shoferëve të Kosovës nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe, do të zgjatet.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai tha se tash afati do të jetë deri më 23 gusht, pasi siç shkruan ai, kërkesat janë të shumta.

“5588 qytetarë nga radhët e komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës. Ky proces i cili është mundësuar në të gjitha qendrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Republikën e Kosovës ka vijuar pa asnjë incident të vetëm. Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar ministri, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Sveçla ka falënderuar qytetarët e komunitetit serb që kanë kryer obligimin e tyre për konvertim të patent-shoferit.

“I falënderoj të gjithë qytetarët e komunitetit serb që kanë kryer obligimin e tyre për konvertim të patentshoferit dhe i ftoj të gjithë ata që nuk e kanë kryer këtë proces që të respektojnë afatet në fuqi”, ka shkruar më tej ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.