55 mijë vota të pavlefshme në Shqipëri NULL NULL 14.05.2025 07:28 14.05.2025 07:28 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërëtë ditur se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së: Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962. Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%. Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv. Procesi i votave nga jashtë vendit vijon. Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025